Priste të bëhej nuse, por humb jetën nga Covid 27-vjeçarja nga Berati - Gazeta Express
string(68) "priste-te-behej-nuse-por-humb-jeten-nga-covid-27-vjecarja-nga-berati"

Priste të bëhej nuse, por humb jetën nga Covid 27-vjeçarja nga Berati

Shqiperi

Gazeta Express

03/03/2021 16:55

Covid i ka marrë jetën një vajze 27-vjeçare nga Berati. Mësohet se Ariola Sakollari (Gjeçi) ndodhej në intubim tek “Shefqet Ndroqi” dhe humbi jetën pasditen e djeshme.

Vajza nga Berati që priste të martohej së shpejti, fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, e reja u dërgua tek “Shefqet Ndroqi”, ku prej disa ditësh ndodhej në intubim.

Lexo Edhe:

Familjarët dhe miqtë e përcollën sot 27-vjeçaren për në banesën e fundit. Ariola nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.