Prishtina vazhdon kontratat e hendbollistëve - Gazeta Express
string(44) "prishtina-vazhdon-kontratat-e-hendbollisteve"

Gazeta Express

28/07/2020 14:09

Prishtina vazhdon kontratat e hendbollistëve

Gazeta Express

28/07/2020 14:09

Klubi i hendbollit Prishtina ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm, shkruan Gazeta Express.

Bardhekaltrit në fakt kanë filluar t’i vazhdojnë kontratat me lojtarët e tyre aktualë.

Së fundmi, kryeqytetasit i vazhduan kontratat me dy gardianët e portës, Armir Agushi dhe Flakrim Beqiraj.

Me paraqitjet e tyre në sezonin 2019/2020, dy portierët treguan se janë pjesë shumë e rëndësishme e këtij ekipi.

Ndërkohë, prishtinasit kanë njoftuar për vazhdimin e kontratës edhe për dy vjet me fundorin e Përfaqësueses U-21 të Kosovës, Besian Abazi.

Ky i fundit ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

Prishtina synon të jetë e suksesshme në garat evropiane, por edhe në Superligën e hendbollit për edicionin e ardhshëm.

Kryeqytetasit nuk arritën të fitonin trofe këtë edicion në hendbollin kosovar. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement