"Prishtina Trails 2026", Haradinaj poston video duke vrapuar - Gazeta Express
string(57) "prishtina-trails-2026-haradinaj-poston-video-duke-vrapuar"

Lajme

Gazeta Express

10/05/2026 11:26

“Prishtina Trails 2026”, Haradinaj poston video duke vrapuar

Lajme

Gazeta Express

10/05/2026 11:26

Prishtina Trails 2026 është një garë vrapimi në natyrë që zhvillohet në Parkun e Gërmisë në Prishtinë dhe konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive të këtij lloji në Kosovë.

Eventi mbledh pjesëmarrës nga vende të ndryshme, të cilët garojnë në distanca të ndryshme në shtigje malore dhe natyrore, duke përfshirë kategori prej 10, 23 dhe 48 kilometrash.

Përveç aspektit garues, aktiviteti synon të promovojë sportin, jetesën e shëndetshme dhe ruajtjen e mjedisit natyror.

E aty nuk po mungon kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Ai njihet si pasionant i natyrës dhe vrapimit në të.

“Prishtina Trails 2026”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, teksa ka postuar edhe një video duke vrapuar. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement