Prishtina synon ta fillojë me sukses nesër fazën e dytë të Ligës ENBL - Gazeta Express
string(69) "prishtina-synon-ta-filloje-me-sukses-neser-fazen-e-dyte-te-liges-enbl"

Basketboll

Gazeta Express

07/03/2023 14:36

Prishtina synon ta fillojë me sukses nesër fazën e dytë të Ligës ENBL

Basketboll

Gazeta Express

07/03/2023 14:36

Sigal Prishtina do ta zhvillojë nesër mbrëma ndeshjen e parë të fazës së dytë të Ligës ENBL.

Bardhekaltrit do të përballen në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë me skuadrën polake King Szczecin në çerekfinalen e parë, që do të fillojë në orën 19:00.

Lexo Edhe:

Ndërkaq, ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 20 mars, shkruan “Gazeta Express”.

Kryeqytetasit përfunduan në vendin e katërt në Grupin A me dy fitore e katër humbje, ndërsa King Szczecin fitoi Grupin B me gjashtë fitore e një humbje.

Fituesi i kësaj përballje do të ndeshet me fituesin e çiftit Budivelnyk Kyiv-BC Wolves.

Kjo është hera e parë që prishtinasit marrin pjesë në Ligën ENBL dhe mund të jetë hera e parë që arrijnë në Final 4.

Brooks Debisschop nga Sigal Prishtina është kërcyesi më i mirë i Ligës me 9.3 kërcime për ndeshje. Derrick Wilson është asistuesi i pestë me 5.5 për ndeshje, kurse Jetmir Zeqiri është bllokuesi i pestë me një bllok për ndeshje. /Gazeta Express/