Prishtina njofton tifozët para duelit me Ballkanin: Biletat dhe gjendja e fushës - Gazeta Express
string(79) "prishtina-njofton-tifozet-para-duelit-me-ballkanin-biletat-dhe-gjendja-e-fushes"

Prishtina njofton tifozët para duelit me Ballkanin: Biletat dhe gjendja e fushës

Gazeta Express

29/02/2020 12:16

Përmes postimeve në rrjetet sociale, faqja zyrtare e Prishtinës i ka njoftuar tifozët për pikat ku po shiten biletat e ndeshjes kundër Ballkanit dhe për gjendjen aktuale të fushës së “Fadil Vokrrit”, që po bëhet gati për ndeshjen.

Të shtunën në orën 17:00 në kryeqytet, stadiumi “Fadil Vokrri” pritet ta grumbullojë një numër të madh të tifozëve, të cilët kanë shprehur interesim të madh për ta ndjekur nga afër përballjen mes Prishtinës dhe Ballkanit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo pasi që derbi i xhiros së 20-të të Ipko Superligës së Kosovës do t’i përballë mes vete dy konkurrentët për titullin e kampionit të këtij sezoni.

Aktualisht, Ballkani i prin tabelës së Ipko Superligës, megjithatë i ka vetëm tri pikë më shumë sesa Prishtina e Drita, të cilat s’e kanë në mendje të dorëzohen.

Tani, përmes dy postimeve në rrjetet sociale, faqja zyrtare e Prishtinës ka njoftuar për pikat e shitjes së biletave dhe për gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, që po bëhet gati nga punëtorët.

Drejtori i Prishtinës, Granit Begolli, ka bërë të ditur se 500 bileta i janë dhënë Ballkanit për grupin e tifozëve “Xhebrailat” të cilët pritet të vendosen në pjesën prapa golit, në tribunën veriore. /Gazeta Express/