Prishtina mposht Bashkimin, kualifikohet në finale - Gazeta Express
string(49) "prishtina-mposht-bashkimin-kualifikohet-ne-finale"

Basketboll

Gazeta Express

04/10/2021 23:45

Prishtina mposht Bashkimin, kualifikohet në finale

Basketboll

Gazeta Express

04/10/2021 23:45

Prishtina ka mundur Bashkimin me rezultat 73:69 (20:19, 24:16, 13:16, 16:18), duke u kualifikuar në finale të Superkupës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte shumë i baraspeshuar, me skuadrën prizrenase që kishte një epërsi të lehtë, megjithatë, çereku i parë përfundon në të mirë të skuadrës prishtinase 20:19. Periudhën e dytë e nisën shumë më mirë vashat prishtinase, duke pasur epërsi 32:24, dhe kishin epërsi konstante gjatë gjithë kësaj pjese, ndërsa në pushim shkuan me rezultat 44:35.

Lexo Edhe:

Basketbollistet e Bashkimit nuk u dorëzuan dhe dalëngadalë ngushtuan shifrat në 50:49, duke e bërë sfidën shumë interesante, por më pas prishtinaset sërish shkëputen, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 57:51. Vashat nga Prishtina e thelluan epërsinë më shumë në 10 minutat e fundit në 62:51, por më pas rikthehen prizrenaset, për të ngushtuar shifrat në 64:60. Përballje dramatike u zhvillua deri në fund, por Prishtina arriti të triumfojë me rezultat 73:69.

Prishtina në finale do të përballen me Penzën, nesër nga ora 19:00.

Në ndeshjet e basketbollit lejohen 10 % e tifozëve, të cilët duhet të jenë të vaksinuar ose me Test PCR ose Rapid, ose Serologjik.