Prishtina me fitore bindëse në derbin ndaj Bashkimit - Gazeta Express
string(52) "prishtina-me-fitore-bindese-ne-derbin-ndaj-bashkimit"

Basketboll

Gazeta Express

29/10/2021 23:23

Prishtina me fitore bindëse në derbin ndaj Bashkimit

Basketboll

Gazeta Express

29/10/2021 23:23

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me shifrat 77:61 (23:12, 17:13, 16:15, 21:21), në javën e katërt të Superligës së Femrave.

Skuadra prishtinase e nisi ndeshjen për mrekulli, duke krijuar epërsi të lartë 23:7, ndërsa çereku i parë përfundoi 23:12. Vashat prishtinase vazhduan me lojë të mirë dhe e rritën epërsinë më shumë në periudhën e dytë, 40:19, por gjashtë pikë radhazi nga skuadra prizrenase bëri që rezultati pas pjesës së parë të ishte 40:25.

Lexo Edhe:

Vashat prizrenase afruan shifrat në 43:33, por kryeqytetaset u rikthyen shpejt, duke u shkëputur në 52:34, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:40. 10 minutat e fundit ishin të barabartë me Prishtinën që ruajti epërsinë dhe skuadrën prizrenase që nuk arriti të bëjë përmbysjen e madhe. Prishtina në fund triumfoi me shifrat 77:61, duke regjistruar fitoren e katërt në katër ndeshje në këtë edicion, kurse Bashkimi ka dy fitore dhe dy humbje.

Te Prishtina u dalluan Sarah Mgbeike me 21 pikë, 26 kërcime e pesë asistime dhe Arbnore Përquku me 14 pikë, shtatë kërcime dhe 10 asistime, kurse te Bashkimi u dallua Era Shatri me 14 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime.