Prishtina mbërrin në Lituani, nesër e zhvillon ndeshjen gjysmëfinale në kualifikimet e FIBA Europe Cup - Gazeta Express
string(101) "prishtina-mberrin-ne-lituani-neser-e-zhvillon-ndeshjen-gjysmefinale-ne-kualifikimet-e-fiba-europe-cup"

Sport

Gazeta Express

27/09/2022 18:46

Prishtina mbërrin në Lituani, nesër e zhvillon ndeshjen gjysmëfinale në kualifikimet e FIBA Europe Cup

Sport

Gazeta Express

27/09/2022 18:46

Sigal Prishtina ka mbërritur këtë të martë në Lituani për ndeshjet kualifikuese në FIBA Europe Cup.

Prishtina është e vendosur në “Turneun B” kualifikues të kësaj gare, ku skuadra CBet Jonava nga Lituania është e zgjedhur si nikoqire e turneut. Turneu do të zhvillohet në datat 27-30 shtator, shkruan Gazeta Express.

Ndeshjet çerekfinale kanë filluar sot, teksa skuadra më e suksesshme kosovare është e kualifikuar për në fazën gjysmëfinale.

Të mërkurën, Prishtina do të përballet me fituesin nga ndeshja BC KalevCramo – KK Cedevita Junior.

Në rast të kalimit në finale, skuadra nga kryeqyteti i Kosovës do të përballet me një nga këto skuadra CBet Jonava, SCMU Craiova ose Kapfenberg Bulls. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement