Prishtina fiton me 20 pikë dallim - Gazeta Express
string(33) "prishtina-fiton-me-20-pike-dallim"

Prishtina fiton me 20 pikë dallim

Sport

Gazeta Express

28/02/2023 22:00

Plot 20 pikë.

Kaq ishte epërsia e fitores së Sigal Prishtinës ndaj Golden Eagle Yllit.

Lexo Edhe:

Ekipi i Ahmet Kandemir, dominoi thuajse krejtësisht derbin e Prince Caffe Superligës dhe triumfoi me rezultat 74 me 54.

Kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme për të dyja palët në luftë për titullin e kampionit.

Basketbollisti më i mirë për ekipin e kryeqytetit ishte Dardan Berisha me 27 pikë, kurse te mysafirët Chris Harris me nëntë pikë e tetë kërcime.

Sigal Prishtina por edhe Golden Eagle Ylli, i kanë nga 17 fitore e gjashtë humbje.