Prishtina e sfidon Rahovecin - Gazeta Express
string(28) "prishtina-e-sfidon-rahovecin"

Basketboll

Gazeta Express

22/12/2020 16:30

Prishtina e sfidon Rahovecin

Basketboll

Gazeta Express

22/12/2020 16:30

Bardhekaltrit do të mundohen ta ndalin skuadrën më në formë të Prince Caffe Superligës, në derbin e xhiros së dhjetë, që do të luhet në mesjavë

Mesjava do t’i sjellë ndeshjet e xhiros së dhjetë të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Lexo Edhe:

Sigal Prishtina do të përballet me Rahovecin, në derbin e kësaj xhiroje, shkruan Gazeta Express.

Bardhekaltrit në fakt do të mundohen ta ndalin skuadrën më në formë të momentin në ligën elitare.

Mirëpo, në bazë të fuqisë së tyre, “Vreshtarët” konsiderohen si favoritë për ta fituar lojën në kryeqytet.

Prishtina hyn në këtë përballje pas fitores ndaj Trepçës, kurse Rahoveci pas triumfit në derbi me Pejën.

Këto dy skuadra janë përballur në finale të “Play-Offit” dhe të Superkupës në vitet e fundit.

Aktualisht, Rahoveci i ka shtatë fitore dhe dy humbje, kurse prishtinasit tri fitore e gjashtë humbje.

Ndërkohë, Golden Eagle Ylli me trajnerin e ri, turkun Fatih Emre Gezer synon t’i kthehet fitores pas dy humbjesh radhazi.

Skuadra nga Suhareka do ta kërkojë fitoren e pestë sezonale në ndeshjen që do ta luajë me Trepçën.

E sfidë interesante shihet edhe ajo ndërmjet Pejës dhe Ponte Prizrenit, që do të luhet në palestrën “Karagaçi”.

Pejanët i kanë shtatë fitore dhe dy humbje, kurse prizrenasit gjashtë fitore dhe tri disfata.

Vëllaznimi do të ndeshet me Bashkimin, ku të dyja skuadrat hyjnë për fitore.

Ndeshjet e kësaj xhiroje do të luhen të mërkurën dhe të enjten. /Gazeta Express/