Prishtina e rikthen trajnerin e njohur turk, Ekrem Memnun - Gazeta Express
string(56) "prishtina-e-rikthen-trajnerin-e-njohur-turk-ekrem-memnun"

Basketboll

Gazeta Express

17/06/2022 19:15

Prishtina e rikthen trajnerin e njohur turk, Ekrem Memnun

Basketboll

Gazeta Express

17/06/2022 19:15

Klubi basketbollistik, Prishtina është bërë me trajner të ri.

Kryeqytetasit njoftuan para pak minutash se kanë arritur marrëveshje me trajnerin turk me prejardhje shqiptare, Ekrem Memnun.

Lexo Edhe:

Ekrem Memnun rikthehet pas 17 viteve te Prishtina, ekip të cilin e drejtoi për 2 vite (2003-2005), shkruan Gazeta Express.

Ai vjen pas një sezoni me skuadrën e madhe turke, Galatasaray tek meshkujt, por me një përvojë të madhe si ndihmës-trajner i Anadolu Efes, trajner i Daruşşafaka, trajner dhe fitues i EuroLeague me Galatasaray (femrat) dhe timonier i kombëtares turke (femrat).

Ai poashtu posedon çmime individuale si: trajner i vitit në Kosovë (2005), trajner i vitit në EuroLeague (2014) dhe trajner i vitit në Superligën Turke (2015).

Me ardhjen e tij në Prishtinë, do të diskutohen transferet vendore dhe të huaja të cilat do të zbulohen në javët e ardhshme.