string(49) "prishtina-e-fiton-kupen-e-veteraneve-ne-mitrovice"

Prishtina e fiton Kupën e Veteranëve në Mitrovicë

Basketboll

Gazeta Express

29/01/2024 13:10

Në fundjavë është zhvilluar Final 4 në Kupën e Veteranëve.

Në Mitrovicë janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja.

Lexo Edhe:

Në ndeshjen e parë, Prishtina e ka mundur Trepçën me shifrat 81:50, derisa në sfidën e dytë, Vëllaznimi ka mundur Pejën 50:58.

Në finale Prishtina ka shënuar fitore kundër Vëllaznimit me rezultat 60:45.

Kupën e Kosovës për Veteranë për edicionin 2023-2024 e fitoi KBV Prishtina.

Lojtari MVP i turneut u shpall Edmond Azemi, i cili edhe ishte koshashënuesi më i mirë i turneut.

Kupën kapitenit Arsim Svirca dhe medaljet skuadrave finaliste i ndau Naim Hajrizi, Kryetar i Komisionit për Veteranë.