Princi William ishte infektuar me koronavirus në fillim të këtij viti, pse Pallati Mbretëror e fshehu prej publikut? - Gazeta Express
string(114) "princi-william-ishte-infektuar-me-koronavirus-ne-fillim-te-ketij-viti-pse-pallati-mbreteror-e-fshehu-prej-publikut"

Gazeta Express

02/11/2020 9:24

Princi William ishte infektuar me koronavirus në fillim të këtij viti, pse Pallati Mbretëror e fshehu prej publikut?

Gazeta Express

02/11/2020 9:24

Princi William, i dyti në radhë për fronin Britanik, doli pozitiv për coronavirus në fillim të këtij viti, por nuk iu tha publikut, sipas BBC-së.

Gazeta The Sun së pari shkroi për infektimin e Princit, duke raportuar se William i tha një “miku” se nuk po del në publik sepse “Kishte gjëra të rëndësishme që po ndodhnin dhe nuk doja ta shqetësoja askënd”.

Princi William bëri një pushim shtatë-ditor nga 9 prill deri më 16 prill gjersa mori pjesë në ceremoninë e hapjes së spitalit të Nightingale në Birmingham përmes video lidhjes.

Duka i Kembrixhit përndryshe kreu 14 angazhime telefonike dhe video në muajin prill, transmeton Telegrafi.

Princi Charles, babai i William dhe trashëgimtari i fronit britanik, doli pozitiv për coronavirus në fund të marsit dhe u izolua në Skoci.

Shoqata e Shtypit njoftoi se Pallati Kensington, rezidenca dhe zyra e William, nuk e komentoi çështjen kur u kontaktuan të dielën, por gjithashtu nuk e mohoi raportimin e mediave.

CNN gjithashtu ka kontaktuar Pallatin Kensington për koment, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

HRH Prince William the Duke of Cambridge, meets patients and staff and attends at a groundbreaking ceremony at The Royal Marsden in Surrey. 21 October 2020. Jack Hill/The Times, Sunday Times.

Advertisement
Advertisement
Advertisement