Si brenda ashtu edhe jashtë Britanisë, vdekja e Princit Philip, Dukës së Edinburghut, në moshën 99 vjeçare ka provokuar një numër të madh të lajmeve të padëgjuara për të, rreth e rreth botës
Për, këtu është një tregim që e lidh një UFO me Princin Philip.
Më 22 maj 1955 shënohet një datë kur një gazetare amerikane me emrin Dorothy Kilgallen (për të cilën, disa thonë se vdiq në rrethana shumë diskutabile) po përgatiste një raport hulumtues për mediat amerikane, me konkretisht për International News Service (INS).
“Mund të raportoj sot mbi një histori të errët, që është paksa argëtuese. Shkencëtarët dhe avionët britanik, pasi kanë ekzaminuar mbetjet e një objekti misterioz të paidentifikuar, besojnë që ky objekt ajri i çuditshëm nuk është një iluzion optik i shpikjeve ruse, por një disk fluturues që ka origjinë nga një planet tjetër. Burimet i informatës sime është një zyrtar britanik i kabinetit qeveritar që dëshiron të mos identifikohet”, shkruan ajo.
Informatori i Kilgallen – padyshim një person me fuqi në Qeverinë Britanike – pranoi të fliste me të dhe ta zbulonte atë që ai dinte. Burri nuk tha shumë, por mjaftueshëm që të tjerët të hapin sytë për atë që ai fliste.
“Ne besojmë, në bazë të hetimit tonë deri me tani, që disku fluturues kishte staf disa persona shumë të vegjël”, i kishte thënë ai gazetares, shkruan Mysterious Universe, transmeton GazetaExpress.
Kilgallen nuk kishte përfunduar.
“Ky zyrtar kishte cituar shkencëtarë të cilët thoshin se anija fluturuese e këtij tipi nuk mund të gjendet në tokë. Qeveria Britanike, mësohet se kishte një raport zyrtar mbi ekzaminimin e anijeve fluturuese në atë kohë, por e kishte mbajtur të fshehur për të mos e frikësuar popullin. Kur unë dhe burri i imë shkuam atje për një pushim të shkurtër, nuk e kisha idenë se e kisha përfshirë vetën në një lajm kontrovers në atë nëse disku fluturues ishte real apo imagjinar”, ka shkruar tutje në shkrimin e saj Kilgallen.
Por, kush ishte burimi anonim i Kilgallen? Për t’ju përgjigjur në këtë pyetje, vëmendja shkon tek Timothy Good, një hetues shumë i respektuar i UFO-ve dhe autor i disa librave; të një njeri me emrin Gordon Creighton, i cili, për vite, ishte redaktor në revistën “Recensione për Disqet Fluturuese”.
Good, i cili po ashtu rrëfej reagimin e Kilgallen, thotë që biseda “mund të jetë zhvilluar gjatë një ahengu të organizuar nga Lord Mountbatten, por nuk dihet se a ka marrë pjesë në këtë mbrëmje edhe Mollie Travis, sekretarja private e Mountbatten në atë kohë”.
Teoria thotë se Mountbatten nuk ishte vetëm mikpritës në këtë aheng; por, që ai ishte edhe njeriu i cili në mënyrë sensacionale i kishte folur Kilgallenit për Disqet Fluturuese.
Shtrohet pyetja, kush ishte saktësisht Mountbatten?
“Një stërnip i Mbretëreshës Viktoria, ai ishte një kushëri i largët i Mbretëreshës si dhe xhaxhai i Princ Philipit. Nëna e Philipit, Princesa Alice e Battenbergut ishte motra e Lousit… Në gusht të vitit 1979, Lord Mountbatten ishte vrarë në moshën 79 vjeçare në një sulm terroriste të IRA-së (Armates Republikane Irlandeze)”, shkruan revista lokale “Town & Country. Kemi edhe një tjetër adresë që mund t’i adresohemi në këtë rast.
Dekada më parë, Princi Philip kishte një interes të papritur për temat e UFO-ve, shkruan shkrimtari i UFO-ve dhe studiuesi i tyre David Clarke.
Kjo është koha kur princi kalonte kohën duke jetuar me familjen Mountbatten – ndoshta – madje shumë e mundshme – që Lord Mountbatten kishte folur me Princin Philip për atë çfarë ai mendonte për UFO-të dhe jetën e jashtëtokësorëve. Nëse Mountbatten ka pasur komoditetin që të gjitha këto ti flet me një gazetare – Dorothy Kilgallen – atëherë ka shumë të ngjarë që ai t’i këtë treguar princit për të gjitha ato që dinte. Sa i përket Gordon Creightonit, ai po ashtu ishte një person i respektuar në qarqet e larta. Kur ai vdiq më 2003, gazeta britanike Times bëri një nekrologji për të.
“Gordon Creighton shumicën e jetës se tij e kaloi në shërbime qeveritare, por ai ndoshta la më se shumti gjurmë në studimet e tij për objektet fluturuese. Ai ishte i bindur që jashtëtokësoret e vizitonin Tokën vazhdimisht që dukej në kundërshtim të hapur me botën ortodokse dhe diplomatike të selisë së Whitehall. Ekspertiza e tij e dërgoj atë në hulumtimin qeveritar të hartave orientale në gjuhë të tjera bashkë me Komitetit e Përhershëm për Emra Gjeografik ku ai kaloi tetë vjet si një oficer i inteligjencës për çështjet Ruse e Kineze në Ministrinë e Mbrojtjes. Thuhet se sa punonte në inteligjencë ai direkt punonte me departamentin sekret në Whitehall ku ishin Ministria e Aviacionit dhe RAF, të cilat studionin informacionet mbi UFO-të”, thuhet në pasuesin e Times për të. /GazetaExpress/