Prigozhin varroset në një ceremoni "format të mbyllur" - Gazeta Express
string(52) "prigozhin-varroset-ne-nje-ceremoni-format-te-mbyllur"

Lajme

Gazeta Express

29/08/2023 18:35

Prigozhin varroset në një ceremoni “format të mbyllur”

Lajme

Gazeta Express

29/08/2023 18:35

Shefi i Wagner Yevgeny Prigozhin është varrosur në një funeral privat në Shën Petersburg, ka thënë shërbimi i tij për shtyp, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.

Sipas njoftimit ceremonia u mbajt në “një format të mbyllur” dhe të gjithë ata që “dëshirojnë të thonë lamtumirën për të mund të vizitojnë varrezat e qytetit Porokhovskoye”.

Lexo Edhe:

Prigozhin, 62 vjeç, u konfirmua i vdekur nga autoritetet ruse pas analizës gjenetike të 10 trupave të gjetur në aeroplanin e rrëzuar më 23 gusht pranë Moskës.

Kremlini ka mohuar spekulimet se ishte fajtor për rrëzimin.

Por një numër vëzhguesish rusë – si në vend ashtu edhe jashtë saj – e kanë përshkruar Prigozhin si një “njeri të vdekur që ecën” që nga një rebelim i armatosur i ndërprerë që ai drejtoi në qershor.

Të 10 personat – përfshirë krahun e djathtë të Prigozhin, Dmitry Utkin – vdiqën në aksidentin në rajonin Tver, në veri-perëndim të Moskës.

Raportohet se zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov tha Putin nuk do të marrë pjesë në funeralin e Prigozhin.

Putin qëndroi i heshtur për gati 24 orë pas rrëzimit. Të nesërmen ai dërgoi ngushëllimet e tij për familjet e të gjitha viktimave.

Dhe ai e përshkroi Prigozhin si një “person të talentuar” që “bëri gabime të rënda në jetë”.