Policia e Kosovës demanton shkrimet e mediave serbe se i keqtrajtuan disa të rinj serbë në Leposaviq - Gazeta Express
string(100) "policia-e-kosoves-demanton-shkrimet-e-mediave-serbe-se-i-keqtrajtuan-disa-te-rinj-serbe-ne-leposaviq"

Lajme

Gazeta Express

15/06/2024 23:38

Policia e Kosovës demanton shkrimet e mediave serbe se i keqtrajtuan disa të rinj serbë në Leposaviq

Lajme

Gazeta Express

15/06/2024 23:38

Policia e Kosovës, ka demantuar shkrimet tendencioze dhe të pavërteta të publikuara në disa mediume kryesisht serbe, të cilat i referohen zyrës serbe për Kosovë të cilët paraqesin situatë jo reale se kinse Policia e Kosovës nuk i ka trajtuar dhe nuk janë sjellë si duhet ndaj disa të rinjve/fëmijëve serb në komunën e Leposaviçit.

Në demantin e tyre thuhet se policia e Kosovës ka reaguar në një rast të prishjes së rendit dhe qetësisë publike te një kafiteri, ku ndaj dy personave ka shqiptuar gjobë për prishje të rendit publik.

Lexo Edhe:

“Vlen të theksohet se Policia e Kosovës udhëhiqet nga parimet më demokratike dhe të gjitha masat dhe veprimet policore i ka ndërmarrë në funksion të ruajtjes së rendit e qetësisë publike  si dhe garantimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim.

Andaj, deklarimet e tilla tendencioze, nuk iu shërbejnë qytetarëve e as sigurisë publike,  pasi veprimet policore janë mbështetur në procedurat e parapara ligjore përfshirë atë të ruajtjes së rendit e qetësisë publike”, thuhet në njoftimin e tyre.