Presidenti u kërkon deputetëve të deklarohen për mandatin e Gjykatës Speciale - Gazeta Express
string(77) "presidenti-u-kerkon-deputeteve-te-deklarohen-per-mandatin-e-gjykates-speciale"

Gazeta Express

25/08/2020 10:40

Presidenti u kërkon deputetëve të deklarohen për mandatin e Gjykatës Speciale

Gazeta Express

25/08/2020 10:40

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një letre ka kërkuar amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, në pikën ku flitet për mandatin e Speciales.

Në letrën që kreu i shtetit i ka dërguar Kuvendit, ka kërkuar që të ndryshohet pika 13 e Nenit 162 në të cilin flitet për mandatin e Gjykatës Speciale.

Lexo Edhe:

Në pikën 13 të Nenit 162 thuhet se “mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të zgjasë për një periudhë pesë (5)-vjeçare, përveç nëse njoftimi i përfundimit të mandatit në pajtim me Ligjin No.04/L-274 bëhet më herët”, raporton Express.

Shefi i shtetit ka kërkuar që pika 13 të amendamentohet me “mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të zgjasë deri atëherë kur njoftimi për përfundimin e mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.