Një gjykatë në Surinami e ka shpallur fajtor presidentin e këtij shteti, Desi Bouterse, për vrasjen e 15 kundërshtarëve politikë në vitin 1982 pas një puçi. Politikani që ka mbizotëruar në historinë e re të ish-kolonisë së Holandës u dënua me 20 vjet burgim.
Pas këtij vendimi, partitë opozitare në Surinami bënë thirrje për dorëheqjen e presidentit, i cili në momentin e shqiptimit të dënimit ndodhej në Kinë për një vizitë zyrtare.
Nënpresidenti i këtij vendi bëri të ditur se presidenti Bouterse pritet të kthehet në atdhe të shtunën ose të dielën dhe se do ta anulojë vizitën e planifikuar në Kubë. Ai tha se është në kontakt me kreun e shtetit dhe se e ka thirrur një takim emergjent të partisë në pushtet.
Bouterse e kishte udhëhequr Surinamin në vitet e tetëdhjeta si shef i një qeverie ushtarake, ndërsa ishte kthyer në pushtet përsëri në vitin 2010 dhe më vonë u rizgjodh president për një mandat tjetër pesëvjeçar.
Në vendimin ndëshkues të gjykatës thuhet se presidenti i tanishëm e kishte organizuar operacionin e rrëmbimit dhe vrasjes së 15 kundërshtarëve të qeverisë së tij. Ky operacion ishte kryer nga ushtria dhe në mesin e personave të vrarë kishte avokatë, gazetarë dhe profesorë.
Vetë presidenti Bouterse i ka mohuar vazhdimisht këto akuza dhe ka të drejtë që ndaj vendimit të gjykatës të paraqesë ankesë brenda disa ditësh, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...