Presidenti Pendarovski do të takohet me Patriarkun Ekumenik Bartolomeu - Gazeta Express
string(70) "presidenti-pendarovski-do-te-takohet-me-patriarkun-ekumenik-bartolomeu"

Ballina

Gazeta Express

19/06/2021 10:25

Presidenti Pendarovski do të takohet me Patriarkun Ekumenik Bartolomeu

Ballina

Gazeta Express

19/06/2021 10:25

Presidenti Stevo Pendarovski në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Turqisë sot në Stamboll do të takohet me Shenjtërinë e tij Bartolomeu, Kryepeshkop i Kostandinopojës – Roma e Re dhe Patriark Ekumenik, kumtoi  Kabineti i Presidentit.

Pendarovski dje ka marrë pjesë në Forum diplomatik në Antali, që u mbajt me temë “Diplomacia inovative: epoka e re, qasje të reja”, ku mbajti fjalim në panelin e liderëve me temë “Si ta përforcojmë solidaritetin rajonal në pikëpamje të mësimeve shkencore”.

Ai pardje ka pasur fjalim në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL) që është në kuadër të kryesimit turk që u mbajt në Antalia. Në margjinat e Samitit, ai është takuar edhe me përfaqësuesin e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Zhozep Borell si dhe me kolegun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan.