Presidenti i La Ligës: Lojtarëve duhet t’u ulet paga - Gazeta Express
string(50) "presidenti-i-la-liges-lojtareve-duhet-tu-ulet-paga"

Presidenti i La Ligës: Lojtarëve duhet t’u ulet paga

Gazeta Express

08/04/2020 9:34

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, i ka paralajmëruar futbollistët se duhet të presin ulje page pasi që tha se të gjithë të tjerët tashmë janë goditur në aspektin financiar nga koronavirusi, që ka bërë që edhe futbolli të pezullohet.

Përderisa futbolli elitar evropian është paralizuar shkaku i Covid-19, ka nisur një debat lidhur me pagat e lojtarëve. Përderisa nuk ka ndeshje, shumë njerëz kanë argumentuar se pagat e tyre të larta duhet të ulen, në mënyrë që klubet të shpëtojnë para dhe të mundë t’i paguajnë punëtorët e stafit josportiv, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Klubet e Serisë A kanë votuar në mënyrë unanime për t’ua ulur pagën lojtarëve për një të tretën e pagës vjetore, përderisa disa skuadra të tjera në Evropë e kanë marrë këtë iniciativë në duart e veta, duke arritur vetë marrëveshje me lojtarët.

Barcelona dhe Atletico Madridi e kanë konfirmuar se lojtarët e tyre kanë pranuar t’i ulin pagat për 70 për qind, ndërsa drejtuesit e Real Madridit dhe klubeve të tjera nuk e kanë bërë të ditur një plan të ngjashëm ende.

Por, presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka paralajmëruar se lojtarëve do t’u ulet pagat.

“Ne jemi në një moment kur po përballemi me një krizë të paparashikueshme dhe me ndikim të madh. Të gjithë po humbin para, më duket normale t’u ulen pagat edhe futbollistëve”, tha Tebas. /Gazeta Express/