Presidenti i FIFA-s: Më copëtohet zemra nga pamjet e vuajtjeve të tmerrshme në Itali - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

02/04/2020 14:37

Presidenti i FIFA-s: Më copëtohet zemra nga pamjet e vuajtjeve të tmerrshme në Itali

Futboll

Gazeta Express

02/04/2020 14:37

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se pamjet e tmerrshme të njerëzve duke vuajtur nga pandemia koronavirus në atdheun e tij Itali, ia copëtojnë zemrën e tij. Ai dërgoi një mesazh ngushëllues duke nënvizuar se koha për futboll do të rikthehet.

Ai u ka bërë thirrje njerëzve t’i ndjekin udhëzimet e autoriteteve shkencore dhe shëndetësore për t’u mbrojtur nga Covid-19, transmeton Gazeta Express.

Italia 50-vjeçar ndiej vuajtjet e bashkatdhetarëve të vet, të cilët janë prekur rëndë nga kriza globale e shkaktuar nga kjo pandemi dhe ka këmbëngulur se futbolli do të rikthehet me kohë.

“Zemra ime italiane është bërë copa-copa nga pamjet e vuajtjeve të tmerrshme që e përshkruajnë zinë në familjet e vendit tonë”, tha Infantino për ANSA.

Shefi i organit qeverisës së futbollit botëror, shtoi: “Sot ne duhet të mendojmë vetëm si t’u ndihmojmë atyre që po vuajnë dhe t’i ndjekim rregullat”.

“Koha për futboll do të rikthehet kur të rikthehet. Rimëkëmbjen nga ky ankth do ta festojmë së bashku”, shtoi ai. /Gazeta Express/