Presidenti i Brescia: Skuadra ime s’del në fushë edhe nëse risin Serie A - Gazeta Express
string(70) "presidenti-i-brescia-skuadra-ime-sdel-ne-fushe-edhe-nese-risin-serie-a"

Gazeta Express

12/04/2020 14:57

Presidenti i Brescia: Skuadra ime s’del në fushë edhe nëse risin Serie A

Gazeta Express

12/04/2020 14:57

Presidenti i skuadrës së Brescia, Massimo Cellino, i ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit.

Cellino, presidneti i Brescia, ka filluar ‘problemet’ e para për Serie A, pas planit për rifillimin e sezonit.

Shefi i skuadrës nga Serie A ka insistuar se skuadra e tij nuk do të luajë futboll këtë seszon, duke insistuar në anulimin e sezonit.

“Unë e përsëris se nëse ata luajnë përsëri, unë thjesht nuk do të lë skuadrën time të luajë”, ka thënë Cellino.

“Ky nuk është vetëm provokim. Unë do ta mbaj përgjegjsinë”, ka shtuar ai.

Presidenti i Brescia edhe më parë është deklaruar kundër vazhdimit të këtij sezoni. Në Itali, gjashtë skuadra kanë qenë pro idesë së anulimit.

Mbetet të shihet nëse Serie A do të reagojë ndaj deklaratave të Cellino.

Advertisement
Advertisement
Advertisement