Premtimi më i ri i Agim Bahtirit: Ura e Ibrit hapet gjatë vitit 2020 - Gazeta Express
string(69) "premtimi-me-i-ri-i-agimi-bahtirit-1ura-e-ibrit-hapet-gjate-vitit-2020"

Gazeta Express

01/01/2020 14:45

Premtimi më i ri i Agim Bahtirit: Ura e Ibrit hapet gjatë vitit 2020

Gazeta Express

01/01/2020 14:45

Ura e Ibrit pritet të hapet gjatë këtij viti. Sipas kreut të Mitrovicës, të gjitha kushtet janë krijuar për hapjen e saj. Por, në ceremoninë e hapjes nuk do të jetë këngëtarja me famë botërore, Shakira. Ndonëse ardhja e saj ishte premtuar, një ide e tillë ka dështuar.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka thënë Gazetës Express se ura do të hapet vitin e ardhshëm.

Lexo Edhe:

Sipas Bahtirit, nuk ka asnjë arsye që kjo të mos ndodhë, meqenëse siç thotë janë plotësuar të gjitha kushtet.

“Në 2020’ën do të hapet ura, pra besojmë që do të ndodhë kjo. S’ka asnjë arsye pse mos me ndodh. Të gjitha kushtet janë pjekur, normalizimi i situatës është krijuar, ura ka përfunduar në aspektin e rivitalizimit, pastaj qytetarët e kanë kuptuar se ura nuk do të jetë vijë ndarëse për të dalë jashtë shtetit, por se do të jetë urë lidhëse. Qytetarët janë të lirë të lëvizin, mund të dalin të pijnë kafe mes vete”, ka thënë Bahtiri.

I pyetur nëse ne ceremoninë e hapjes së urës do të jetë e pranishme edhe këngëtarja me famë botërorë, Shakira, ai ka thënë se ky plan ka dështuar.

Madje, sot Bahtiri ka thënë se ardhja e saj në Kosovë ka qenë ide e ndërkombëtarëve.

“Shakira ka përfunduar. S’ka qenë nga unë po ka qenë nga ndërkombëtarët dhe unë e kam përkrahë këtë ide, meqenëse do kishin thënë se do të bëhej hapja e urës përmes një njeriu të madh botëror. Nuk ka lidhje me Shakira, ka lidhje me normalizimin e situatës e jo me ceremoni”, ka thënë Bahtiri për Express.