Premierliga nuk i ndalon ndeshjet, i lejon edhe tifozët - Gazeta Express
string(54) "premierliga-nuk-i-ndalon-ndeshjet-i-lejon-edhe-tifozet"

Gazeta Express

12/03/2020 23:04

Premierliga nuk i ndalon ndeshjet, i lejon edhe tifozët

Gazeta Express

12/03/2020 23:04

Të gjithë e prisnin një komunikatë të kundërt, por Premierliga zyrtarisht ka vepruar ndryshe nga La Liga, Serie A, Ligue etj…

Derisa të gjithë po frikësohen nga koronavirusi dhe kanë anuluar shumë evenimente, Premierliga nuk ia ka frikën.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Premierliga tha se “të gjitha ndeshjet do të zhvillohen normalisht sikur deri tani”.

Ndër të tjera shkruhet se do të vazhdojnë të ndjekin me shumë interes atë që po ndodh dhe në rast ndryshimeve brenda 24 apo 48 orë, publiku do të informohet me kohë, raporton Gazeta Express.

Premierliga është kampionati i vetëm që vazhdon t’i zhvillojë ndeshjet normalisht, derisa Bundesliga do të luhet pa tifozë këtë xhiro sipas ‘Express’ të Koln, ndërsa më pas mund të anulohet krejtësisht.

Serie A, La Liga dhe Ligue 1 tashmë i kanë anuluar kampionatet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement