Premierliga në Kinë? Klubet angleze janë kundër - Gazeta Express
string(46) "premierliga-ne-kine-klubet-angleze-jane-kunder"

Gazeta Express

03/04/2020 17:05

Premierliga në Kinë? Klubet angleze janë kundër

Gazeta Express

03/04/2020 17:05

Pronari i njërit prej klubeve të Premierligës kishte propozuar që ndeshjet e mbetura të kampionatit të luhen në vendin aziatik

Klubet e Premierligës e kanë hedhur poshtë mundësinë që pjesa e mbetur e sezonit 2019/2020 të zhvillohet në Kinë.

Lexo Edhe:

Ideja ishte hedhur nga pronari i njërit prej klubeve të Premierligës, shkruan mediumi britanik “Mirror”, përcjell “Gazeta Express”.

Mirëpo, pjesa dërrmuese e krerëve të klubeve e kanë refuzuar një mundësi të tillë.

Në Kinë tashmë është nën kontroll situata me koronavirusin dhe të infektuarit janë duke u shëruar.

Ndërkohë, në Britaninë e Madhe sa vjen e shtohet numri i të infektuarve dhe viktimave.

Ende nuk dihet saktë se kur do të vazhdojë ky edicion i Premierligës. /Gazeta Express/