Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave e përfaqësues të tjerë - Ambasada e SHBA-së tregon se çfarë bisedoi me ta - Gazeta Express
string(122) "prattipati-ne-veri-takohet-me-kryetaret-e-komunave-e-perfaqesues-te-tjere-ambasada-e-shba-se-tregon-se-cfare-bisedoi-me-ta"

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 15:21

Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave e përfaqësues të tjerë – Ambasada e SHBA-së tregon se çfarë bisedoi me ta

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 15:21

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati vizitoi sot veriun e Kosovës dhe u takua me kryetarët e komunave me shumicë serbe dhe përfaqësues të tjerë, njoftoi Ambasada.

“E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, vizitoi sot veriun e Kosovës, ku u takua me kryetarë komunash serbë të Kosovës dhe këshilltarë opozitarë për të diskutuar situatën aktuale politike dhe sfidat me të cilat përballen komunitetet e tyre”, thuhet në njoftim.

Ambasada e SHBA-së tha se në Zveçan, Prattipati u takua me kryetarin Miloviq “për të diskutuar zhvillimin lokal dhe mundësitë e bashkëpunimit”.

“Ndërsa në Leposaviq, e Ngarkuara me Punë u takua me kryetarin Todiq për të diskutuar zhvillimin ekonomik dhe vizitoi Kantinën Lakiceviq për të dëgjuar nga pronarët e saj mbi rolin që luajnë bizneset në krijimin e vendeve të punës dhe mbështetjen e prosperitetit rajonal”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement