string(49) "prape-probleme-per-misse-beqirin-ndahet-nga-burri"

Yjet

Gazeta Express

05/11/2021 20:12

Prapë probleme për Misse Beqirin, ndahet nga burri

Yjet

Gazeta Express

05/11/2021 20:12

Misse Beqiri “është ndarë fshehtas nga i fejuari i saj Jake Hall pas pesë viteve

Mediat në Angli kanë shkruar sot që Misse Beqiri i ka dhënë fund lidhjes se saj pesë vjeçare. Kjo ka ndodhur pasi që bukuroshja shqiptar ka pasur disa mosmarrëveshje me të fejuarin e saj, sidomos pas vrasjes së vëllait të saj dy vite më parë.

Misse Beqiri dhe Jake Hall filluan lidhjen e tyre më 2016

Ndarja është bërë sekrete në mënyrë që kjo mos të ndikojë tek vajza e tyre River (4) dhe ata të duken si një çift normal.

Ylli i Real Housewives of Cheshire (35) dhe ish i dashuri i saj nga emisioni Towie (28) filluan lidhjen e tyre më 2016. Çifti janë bekuar me një vajzë gjatë kësaj lidhje të cilën e pagëzuan me emrin River në vitin 2017, kurse zyrtarizuan fejesën e tyre më 2018, transmeton GazetaExpress shkrimin e The Sun.  

Misse-ja me vajzën e saj River (4), frytë i dashurisë së saj me Jake

Ylli i Real Housewives of Cheshire, Misse ka edhe një djalë me emrin Julian, frytë nga lidhja me ish yllin e Manchester United, Anders Lindegaard (37).

Në nëntor të vitit 2018, Jake ishte ndaluar në polici pas një përleshje me Missen të cilën e kishte goditur. Ai ishe urdhëruar që mos ta kontaktojë atë për 28 ditë rresht, për periudhën e Krishtlindjeve.

Misse Beqiri me dy fëmijët e saj, njëri nga martesa e parë Anders Lindegaard. Djali i saj quhet Julian
Jake i propozoi fejsë Misse-s më 2018

Një vit më pas, vëllai i Misses, Flamur “Alex” Beqiri ishte vrarë para syve të familjes në moshën e 36 vjeçare në vigjilje të Krishtlindjeve të vitit 2019.

Shtëpia para së cilës u vra vëllai i Misse-s, Flamuri

Ai u godit para gruas së tij, Debora Krasniqi dhe fëmijës së tij, jashtë shtëpisë së tij me vlerë 1.5 milion funte në Battersea.