Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, për gjykim të shkurtuar bashkë me 3 të pandehur të tjerë.
Gjykata e Posaçme mori të pandehur ish-kryebashkiakun e Durrësit, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës në dy raste.
Vangjush Dako është arrestuar më 6 qershor të vitit te kaluar bashkë me disa persona të tjerë dhe pas qëndrimit për muaj me radhë në qeli, ai arriti të bindë togat e zeza për “Arrest shtëpie”.
Tashmë, Vangjush Dako, Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku do të gjykohen në cilësinë e personave që kanë pranuar gjykimin e shkurtuar, jo rrjedhimisht fajësinë, por ligji u garanton të uljen e 1/3 së dënimit nëse shpallen fajtorë.
Objekt hetimi kanë qenë dy fakte penale dhe më konkretisht, procedura e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh dhe plotësimi i dokumentacionit të tij deri në regjistrimin e pasurisë.