Pranë partnerit të zemrës dhe miqve, Soni Malaj ndan pamjet e papublikuara nga festa e saj e ditëlindjes! - Gazeta Express
string(103) "prane-partnerit-te-zemres-dhe-miqve-soni-malaj-ndan-pamjet-e-papublikuara-nga-festa-e-saj-e-ditelindjes"

Gazeta Express

28/10/2020 14:38

Pranë partnerit të zemrës dhe miqve, Soni Malaj ndan pamjet e papublikuara nga festa e saj e ditëlindjes!

Gazeta Express

28/10/2020 14:38

Këngëtarja Soni Malaj është njëra ndër këngëtaret më të përfolura në vend, kjo edhe për shkak jetës së saj private.

Disa ditë më parë, këngëtarja Soni Malaj festoi 39-vjetorin e saj të lindjes dhe mori qindra urime speciale nga miq e të afërm.

Soni rrëfeu se këtë vit nuk kishte menduar të festonte për shkak të pandemisë, por miqtë e saj e surprizuan me një super festë duke e lënë të habitur këngëtaren, shkruan Gazeta Express.

“Jemi në kohë pandemie dhe nuk e kisha menduar që mund të festoja ditëlindjen, por falënderoj miqtë e mi që  më organizuan diçka të vogël, por me shumë dashuri”- ka shkruar Soni krahas disa fotove nga festa.

Mirëpo, këto nuk janë pamjet e vetme nga ditëlindja e saj!

Pak më parë Soni ka ndarë një video të ditëlindjes së saj të përmbledhur, me momentet më të bukura krah personave të zemrës.

Vëmendjen na e tërhoqën momentet e Sonit krah partnerit, për të cilin mundohet të tregohet sa më diskrete.

Për më tepër, shikoni videon:

Advertisement
Advertisement
Advertisement