Kur porosisin bashkë me miq, familjarë apo kolegë, kosumatorët e Wolt tani mund ta paguajnë pjesën e tyre të porosisë drejtpërdrejt në aplikacion
Prishtinë, 13 korrik 2026 – “Porosisim dhe e shijojmë ushqimin bashkë, por secili paguan pjesën e vet” është një shprehje e shpeshtë që dëgjohet mes njerëzve. Nga sot, kjo përvojë bëhet edhe më e lehtë me funksionin e ri të Wolt Kosovë për porositë në grup.
Wolt po lanson Split Payments (pagesa të ndara) për porositë në grup, duke e bërë më të thjeshtë se kurrë porositjen e përbashkët, pa pasur nevojë që një person ta paguajë të gjithë faturën paraprakisht. Klientët në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Gjilan tani mund të bëjnë porosi në grup pa bezdinë që një person të paguajë për të gjithë dhe më pas t’i mbledhë paratë nga miqtë, familjarët apo kolegët.
Me funksionin e ri, secili pjesëmarrës në një porosi në grup mund t’i shtojë artikujt e vet dhe të paguajë drejtpërdrejt përmes aplikacionit Wolt. Kjo e eliminon nevojën që një person ta menaxhojë të gjithë pagesën dhe i bën porositë në grup më të lehta, më transparente dhe pa telashe.

Për shumë njerëz, mbledhja e pagesave pas porosisë ka qenë një nga bezditë më të mëdha të porositjes së përbashkët. Me Split Payments, Wolt e largon këtë pengesë, duke i bërë porositë në grup më të lehta për t’u përfunduar dhe më të këndshme për të gjithë pjesëmarrësit.
Lisandri Dragoj, përfaqësues i Wolt për Kosovë dhe Shqipëri, tha: “Jemi shumë të lumtur që po e sjellim këtë funksion për kosumatorët në Kosovë. Split Payments sjell më shumë lehtësi dhe fleksibilitet në porositë në grup, duke e eliminuar nevojën që një person ta paguajë të gjithë porosinë dhe më pas të mbledhë paratë. Ushqimi gjithmonë ka qenë një mënyrë për t’i bërë njerëzit bashkë, por porositja e përbashkët nuk ka qenë gjithmonë aq e thjeshtë sa duhet të jetë. Shpesh, një person përfundon duke u marrë me faturën. Split Payments (pagesa të ndara) e largon këtë pengesë, duke u mundësuar njerëzve të përqendrohen te koha që kalojnë bashkë, e jo te pyetja se kush kujt sa i ka borxh.”
Si funksionon?

Ky lansim vjen pas një serie funksionesh të krijuara për ta bërë porositjen e përditshme më të lehtë. Këtu përfshihet Gifting, që u mundëson klientëve të dërgojnë porosi dhuratë me një mesazh personal; Double Order, që mundëson porositjen nga dy vende në një dërgesë të vetme; dhe Scheduled Orders, që u mundëson klientëve t’i planifikojnë dërgesat paraprakisht.
Me Split Payments, porositja e përbashkët më në fund mund të jetë po aq e lehtë sa vendimi se çfarë të porositni.
Rreth Wolt
Wolt është një kompani teknologjike me bazë në Helsinki, me misionin për të sjellë më shumë lehtësi, thjeshtësi dhe mundësi fitimi për komunitetet në mbarë botën. Wolt zhvillon një platformë të tregtisë lokale që lidh njerëzit që duan të porosisin ushqim, produkte ushqimore dhe mallra të tjera me ata që janë të interesuar t’i shesin apo t’i dërgojnë ato. Wolt është themeluar në vitin 2014 dhe në vitin 2022 iu bashkua DoorDash (NASDAQ: DASH). Sot, DoorDash operon në më shumë se 40 vende. Më shumë mund të lexoni në faqen zyrtare të Wolt.