Ponte Prizreni vazhdon me fitore, mund edhe Vëllaznimin - Gazeta Express
string(54) "ponte-prizreni-vazhdon-me-fitore-mund-edhe-vellaznimin"

Basketboll

Gazeta Express

14/03/2021 23:00

Ponte Prizreni vazhdon me fitore, mund edhe Vëllaznimin

Basketboll

Gazeta Express

14/03/2021 23:00

Ponte Prizreni ka vazhduar me fitore, duke mundur Vëllaznimin me shifrat 93:83 (24:13, 17:15, 29:24, 23:31), në kuadër të FIVE STAR Superligës së Kosovës në basketboll.

Vendasit e filluan shumë mirë ndeshjen, duke fituar çerekun e parë 24:13. Lojë më e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e dytë, që ishte 17:15, derisa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 41:28.

Lexo Edhe:

Prizrenasit thelluan edhe më shumë epërsinë në periodën e tretë, ku më e larta ishte 61:39, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 70:52. 10 minutat e fundit ishin formale, pasi fitorja e vendasve nuk u rrezikua, duke triumfuar në fund 93:83.

Te Ponte Prizreni u dalluan Divine Myles me 31 pikë e 6 kërcime, Këame Vaughn me 27 pikë, 9 kërcime dhe 8 asistime dhe Josh Martin me 18 pikë e 16 kërcime, kurse te Vëllaznimi u dalluan Emmanuel Emogbo me 20 pikë, 8 kërcime dhe 8 asistime dhe Andi Shehu me 13 pikë e 10 kërcime.

Ponte Prizreni është lider me 16 fitore dhe 7 humbje, kurse Vëllaznimi është i fundit me 7 fitore dhe 16 humbje.