Pompeo e Lavrovi takohen të martën në Washington - Gazeta Express
string(48) "pompeo-e-lavrovi-takohen-te-marten-ne-washington"

Pompeo e Lavrovi takohen të martën në Washington

Gazeta Express

09/12/2019 11:55

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara njoftoi përmes një deklarate të shkurtër se ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të udhëtojë në Washington të martën për t’u takuar me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo.

Dy kryediplomatët e super-fuqive botërore do të bisedojnë për një numër të madh çështjesh rajonale dhe dypalëshe, thuhet në deklaratë.

Lexo Edhe:

Zyrtarë të lartë amerikanë kanë deklaruar disa ditë më parë se dy diplomatët do të bisedojnë për Ukrainën, Sirinë, kontrollin e armëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakharova, tha se takimi i Lavrovit për të martën është duke u përgatitur, por nuk dha ndonjë hollësi.

Pompeo dhe Lavrovi janë takuar disa herë gjatë këtij viti dhe kohë pas kohe kanë biseduar në telefon.

Ministri i jashtëm rus ishte takuar edhe me presidentin amerikan, Donald Trump, në maj të vitit 2017, para se Pompeo të emërohej në pozitën e sekretarit të shtetit, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.