Polonia shënon rekord të rasteve të koronavirusit për të tretën ditë me radhë - Gazeta Express
string(77) "polonia-shenon-rekord-te-rasteve-te-koronavirusit-per-te-treten-dite-me-radhe"

Polonia shënon rekord të rasteve të koronavirusit për të tretën ditë me radhë

Gazeta Express

01/08/2020 12:10

Polonia e ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve ditore të koronavirusit për të tretën ditë me radhë.

Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 658 raste të reja të personave të infektuar me koronavirus, shkruan “The Gurdian”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Më shumë se 200 raste të reja u regjistruan në rajonin minerar të Silesias, që shtrihet në pjesën jugore të vendit. Ditëve të fundit, virusi i ka prekur minatorët e angazhuar në minierat e këtij rajoni.

Përpos të infektuarve, gjatë 24 orëve të kaluara në Poloni u regjistruan edhe pesë viktima të reja.

Deri më tani, Polonia i ka regjistruar 46,346 të infektuar me koronavirus dhe 1,721 persona të vdekur.