string(111) "policia-publikon-fotografine-e-nje-te-dyshuare-per-vjedhje-kerkohet-ndihma-e-qytetareve-per-identifikimin-e-saj"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 11:02

Policia publikon fotografinë e një të dyshuare për vjedhje, kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e saj

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 11:02

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një gruaje të dyshuar për “Vjedhje”.

“Prishtinë, 20 maj 2025 –  Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, respektivisht Stacioni policor i Graçanicës mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë,  paraqet para jush fotografinë e të dyshuarës të shpallur në kërkim, e dyshuar për implikim në veprën penale; ·Vjedhja, konform nenit 313, të KPRK-së.”

Vjedhja ka ndodhur më 5 janar të këtij viti në një qendër tregtare dhe policia ka kërkuar nga qytetarët ndihmë për identifikimin dhe lokalizimin e saj.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja ” të ndodhur më 05.01.2025, në një qendër tregtare,  kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me  informacionet e tyre të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarës sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së saj.”