Policia prangos anëtarin e familjes Hajri, fshehu sendet e viktimës Jak Prenga - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

28/01/2020 19:59

Policia prangos anëtarin e familjes Hajri, fshehu sendet e viktimës Jak Prenga

Ballina

Gazeta Express

28/01/2020 19:59

Policia ka prangosur këtë të martë një anëtar të familjes Hajri, i cili akuzohet se ka qenë ai personi që ka fshehur sendet personale të Jak Prengës, 49 vjeçari i rrëmbyer dhe i vrarë nga banda e shijakut për prishjen e pazareve të drogës.

Mësohet se arrestimi është kryer në qytetin e Kavajës pas një operacioni policor. Personi në fjalë, ende i paidentifikuar, akuzohet për veprime që pengojnë në zbulimin e të vërtetës.

Lexo edhe: “Ku ma keni çuar vëllanë?” Ngarkesa e kokainës që i mori jetën Jak Prengës

Ndërkohë hetuesit ende nuk kanë mësuar mbi vendodhjen e trupit të Jak Prengës, i cili u rrëmbye disa ditë më parë në mes të ditës në Kamëz dhe pas torturave humbi jetën./Express