Policia përdor sprej për ta larguar turmën që po blinin bileta për ndeshjen Trepça – Ylli, arrestohet një person - Gazeta Express
string(109) "policia-perdor-sprej-per-ta-larguar-turmen-qe-po-blinin-bileta-per-ndeshjen-trepca-ylli-arrestohet-nje-person"

Basketboll

Gazeta Express

26/05/2022 11:27

Policia përdor sprej për ta larguar turmën që po blinin bileta për ndeshjen Trepça – Ylli, arrestohet një person

Basketboll

Gazeta Express

26/05/2022 11:27

Procesi i blerjes së biletave për ndeshjen finale të “play-offit” të Superligës së basketbollit nuk ka shkuar si duhet.

Lexo Edhe:

Biletat për ndeshjen Trepça – Golden Eagle Ylli u “avulluan” për pak minuta dhe shumë tifozë mbetën të dëshpëruar dhe dyshues për keqpërdorime.

Më pas, u desh të intervenonte policia për ta shpërndarë turmën e mllefosur dhe të dëshpëruar.

Madje, policia u detyrua ta përdorte sprejin për ta larguar turmën tek vendi ku po bliheshin biletat e ndeshjes që do të luhet sonte në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, siç shihet edhe në videon e mëposhtme, shkruan “Gazeta Express”.

Gjithashtu, raportohet se një person është arrestuar nga policia.

Tifozët janë ankuar dhe dyshojnë për keqpërdorim të procedurës së shitjes së biletave.

Sipas tyre, disa tifozë kanë blerë më shumë se një biletë, që i zgjon dyshimet për keqpërdorime dhe shitje në treg të zi.

Biletat e sotme janë shitur për më pak se 15 minuta dhe mijëra tifozë kanë mbetur duarthatë pas pritjes së gjatë. /Gazeta Express/