Policia paralajmëron protesta, diskutohet në komision edhe për rastin e qytetarit që u arrestua në sy të fëmijëve - Gazeta Express
string(112) "policia-paralajmeron-protesta-diskutohet-ne-komision-edhe-per-rastin-e-qytetarit-qe-u-arrestua-ne-sy-te-femijeve"

Policia paralajmëron protesta, diskutohet në komision edhe për rastin e qytetarit që u arrestua në sy të fëmijëve

Gazeta Express

15/09/2020 11:08

Kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi, është duke raportuar para deputetëve në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, raporton Gazeta Express.

Ajo ka deklaruar se kanë disa pakënaqësi me mënyrën se si është duke u trajtuar kjo kategori, duke paralajmëruar edhe protesta nëse nuk u plotësohen kërkesat.

Lexo Edhe:

Kamberi ka thënë se janë 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës që kanë ndërruar jetë pasi që janë prekur nga koronavirusi.

“10 pjesëtarë të policisë kanë humb betejën me COVID-19. Nuk e dimë sa është numri i të infektuarve në Policinë e Kosovës. Kjo ka ndodhë kohët e fundit, ka krijuar një pakënaqësi vërtet të madhe në polici, duke pasë parasysh që nga pakoja emergjente jemi diskriminuar”, ka thënë ajo.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka kritikuar edhe deklaratën e deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, që reagoi në ditën e publikimit të videos ku shihej arrestimi i një qytetari në shesh, për të cilin u tha se është vënë nën pranga në praninë e fëmijëve të tij.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i AAK-së, Bekim Berisha. Ai ka thënë se sindikata nuk duhet të merret me deklarata politike.

“Sa i përket deklaratave politike mos u merrni me ato, ne jemi deputet reagojmë kur te shohim një ngjarje se kurrkush nuk e kupton kur të del aty po ai me fëmijë ish kanë ai njeri, është mirë me pas vërejtje edhe policët e rinj me pas tolerancë. Ka pas edhe me Kanun kur është kanë me fëmi nuk e kanë ngacmu. Edhe ai polici në Amerikë e zbatoi ligjin por e kalli Amerikën se e mbyti njeriun”, ka thënë Berisha. /GazetaExpress/