Në Shqipëri, policia ka ndërhyrë sot për të liruar godinën ku operon televizioni News24 dhe mediat Panorama e BalkanWeb, duke ndërprerë transmetimet. Veprimi u krye në zbatim të një vendimi gjykate pas përfundimit të kontratës së qirasë, ndërsa objekti i është kaluar kompanisë “KAYO” për përdorim industrial.
Ndërhyrja ka sjellë reagimin e shoqatave të medias, të cilat e cilësojnë shqetësuese për lirinë e shtypit dhe kërkojnë garantimin e punës së gazetarëve.