Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje, publikon foton e tij - Gazeta Express
string(104) "policia-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-identifikimin-e-nje-te-dyshuari-per-vjedhje-publikon-foton-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2026 10:44

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje, publikon foton e tij

Lajme

Gazeta Express

12/06/2026 10:44

Policia e Kosovës, ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një personi që kërkohet për vjedhje.

Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit, dhe ka kërkuar nga qytetarët që kanë informata për të, ta kontaktojnë PK’në.

Postimi:

Kërkesë për bashkëpunim

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]

Advertisement
Advertisement
Advertisement