Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për dhunim - Gazeta Express
string(79) "policia-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-arrestimin-e-nje-te-dyshuari-per-dhunim"

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për dhunim

Gazeta Express

13/12/2019 14:24

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar një të dyshuar për dhunim. Bëhet fjalë për 38 vjeçarin nga Mazniku i Deçanit, Arian Qelajn, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se ka siguruar autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Lexo Edhe:

Ai po kërkohet nga Gjykata Themelore në Pejë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë./Gazeta Express