Policia kërkon ndihmë për kapjen e një të dyshuari për shitblerje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje - Gazeta Express
string(101) "policia-kerkon-ndihme-per-kapjen-e-nje-te-dyshuari-per-shitblerje-narkotikesh-dhe-armembajtje-pa-leje"

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 16:06

Policia kërkon ndihmë për kapjen e një të dyshuari për shitblerje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 16:06

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një të dyshuari për narkotikë, për të cilin ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që të lokalizohet.

Bëhet fjalë për Fazli Shaip Nrecaj, i lindur më 8 prill të vitit 1979 në Maqitevë të Suharekës.

Ai kërkohet për përfshirje në veprat penale si më poshtë:

•Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit – sipas nenit 272 të Kodit Penal të Kosovës (KPK)

•Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge – sipas nenit 267 të KPK-së

•Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve – sipas nenit 366 të KPK-së

“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr  Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit  76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale,  ku kërkohet  bashkëpunim-ndihmë që do të na ndihmonte në arrestimin e të dyshuarit. Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse  kane çfarëdo informate apo  din diçka për vendndodhjen e  të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.”