Vazhdojnë kërkimet për të moshuarin e zhdukur, Policia kërkon ndihmë përsëri për gjetjen e tij - Gazeta Express
string(93) "vazhdojne-kerkimet-per-te-moshuarin-e-zhdukur-policia-kerkon-ndihme-perseri-per-gjetjen-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2026 14:47

Vazhdojnë kërkimet për të moshuarin e zhdukur, Policia kërkon ndihmë përsëri për gjetjen e tij

Lajme

Gazeta Express

01/08/2026 14:47

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit është ende në kërkim të një personi të regjistruar si i humbur dhe ka bërë sërish thirrje për ndihmë të qytetarëve për ta gjetur.

“Personi i raportuar si i humbur është Xhafer Raçi, i lindur më 18.02.1948, i cili me datë 02.07.2026 rreth orës 08:00 ka dalë nga shtëpia dhe nga ai moment i njëjti nuk është kthyer në shtëpi”, tha policia.

Policia e Kosovës u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të cilët mund të kenë informacione apo njohuri për vend ndodhjen e mundshme të personit të humbur, të lajmërojnë autoritetet policore në stacionin më të afërm të policisë, ose përmes numrave emergjent të Policisë së Kosovës; nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999 apo në adresën elektronike [email protected].

Advertisement
Advertisement
Advertisement