Man Utd gati ta përdorë Zirkzeen për ta transferuar Conceicaon - Gazeta Express
string(62) "man-utd-gati-ta-perdore-zirkzeen-per-ta-transferuar-conceicaon"

Futboll

Gazeta Express

01/08/2026 15:26

Man Utd gati ta përdorë Zirkzeen për ta transferuar Conceicaon

Futboll

Gazeta Express

01/08/2026 15:26

Manchester United po shqyrton mundësinë e një shkëmbimi për të siguruar shërbimet e anësorit të Juventusit, Francisco Conceição.

Sipas raportimeve, “Djajtë e Kuq” mund të përfshijnë në marrëveshje sulmuesin holandez Joshua Zirkzee, së bashku me një shumë parash, për të ulur kërkesën e Juventusit prej 60 milionë eurosh për portugezin.

Nga ana tjetër, Juventusi e sheh Zirkzeen si një përforcim ideal për repartin ofensiv dhe beson se ai përshtatet shumë mirë me planet taktike të trajnerit Luciano Spalletti.

Nëse bisedimet avancojnë, shkëmbimi mund të jetë një nga lëvizjet më interesante të merkatos së verës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement