Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një gruaje, e cila dyshohet për vjedhje.
Nga PK-ja është theksuar edhe se, publikimi i fotografisë është bërë me autorizimin nga prokuroria kompetente.
‘‘Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar
Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Graqanicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e të dyshuarës që shihet në fotografi, e cila kërkohet për përfshirje në veprën vjedhje.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në postimin e Policisë. /GazetaExpress