Sot, me datë 11.06.2025, si rezultat i hetimeve të një rasti të mëhershëm, hetuesit e Njësisë Rajonale të Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë – Mitrovicë Jugu, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin e atij rasti, i cili në dy videoincizime shihej duke shtënë me dy armë zjarri të ndryshme.
Pas konsultimit me prokurorin, hetuesit kanë shkuar në një fshat të Vushtrrisë, në vendbanimin e të dyshuarit, i cili ka dorëzuar armët dhe municionin si në vijim:
Një (1) pushkë ajrore
Një (1) pistoletë e llojit CZ, me dy karikatorë të zbrazët
Një (1) mbajtëse/kuti e pistoletës
Një (1) armë AK 47 me një karikator
Njëzet (20) copë fishek 7.62 x 39 mm
I dyshuari B.L., 39 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në lokalet e policisë, ndërsa armët janë konfiskuar në cilësinë e provave materiale.
Pas intervistimit dhe veprimeve të tjera procedurale, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të pa-autorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa me urdhër të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.