Trump reagon për rrëzimin e avionit në Indi: Një nga aksidentet më të këqija ajrore - Gazeta Express
string(82) "trump-reagon-per-rrezimin-e-avionit-ne-indi-nje-nga-aksidentet-me-te-keqija-ajrore"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 23:26

Trump reagon për rrëzimin e avionit në Indi: Një nga aksidentet më të këqija ajrore

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 23:26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar lidhur me aksidentin ajror tragjik që ndodhi në Indi, ku një avion i kompanisë Air India me 242 persona në bord u rrëzua dhe shpërtheu në flakë, pak minuta pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit.

Në një deklaratë publike, Trump e cilësoi ngjarjen si “të tmerrshme” dhe shprehu gatishmërinë e SHBA-së për të ndihmuar autoritetet indiane. “Askush nuk kishte idenë se çfarë ndodhi, në fillim dukej se fluturonte mirë”, deklaroi fillimisht presidenti amerikan.

Më tej, ai shtoi: “Besoj se është një nga aksidentet më të këqija në historinë e aviacionit.”

Trump shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe premtoi mbështetje amerikane për operacionet e kërkim-shpëtimit dhe hetimet nëse kjo do të kërkohet nga pala indiane.

Ai theksoi se SHBA qëndron pranë Indisë në këtë moment të vështirë, duke shprehur solidaritet ndërkombëtar pas tragjedisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement