Policia jep detaje për vrasjen në Dragash: Viktima një 47-vjeçar, i dyshuari është identifikuar -ndodhet në arrati - Gazeta Express
string(111) "policia-jep-detaje-per-vrasjen-ne-dragash-viktima-nje-47-vjecar-i-dyshuari-eshte-identifikuar-ndodhet-ne-arrati"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2026 9:21

Policia jep detaje për vrasjen në Dragash: Viktima një 47-vjeçar, i dyshuari është identifikuar -ndodhet në arrati

Lajme

Gazeta Express

30/06/2026 9:21

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmë rreth orës 23:15 në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit, ku një person ka humbur jetën pas një përleshjeje mes disa personave.

Sipas zëdhënësit rajonal në Prizren, Shaqir Bytyqi, patrulla policore pas marrjes së informatës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur një person të shtrirë në tokë me lëndime të shkaktuara dyshohet nga një mjet i mprehtë.

Viktima, G.T., mashkull rreth 47 vjeç nga i njëjti fshat, është transportuar për ndihmë mjekësore në QKMF-në e Dragashit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

“I dyshuari është identifikuar si B.H., mashkull 40-vjeçar nga Zlipotoku. I njëjti ndodhet në arrati, ndërsa që nga mbrëmja e kaluar policia është duke ndërmarrë veprime intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tij”.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet relevante policore nga Stacioni Policor në Dragash, Njësia Rajonale e Hetimeve në Prizren, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, nën koordinimin e të cilit po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, i cili është cilësuar si “vrasje e rëndë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement