Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në punishte në Prizren - Gazeta Express
string(65) "policia-jep-detaje-per-vdekjen-e-punetorit-ne-punishte-ne-prizren"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2026 12:25

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në punishte në Prizren

Lajme

Gazeta Express

22/06/2026 12:25

Një punëtor ka humbur jetën paraditen e sotme në Prizren. Vinçi i rrëzuar në punishte ka zënë një punëtor në vendin e punës.

Lidhur me këtë janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës

‘’Sot, më datë 22.06.2026, rreth orës 09:00, Policia ka pranuar informatën se në ambulancën e lagjes Arbana në Prizren është dërguar pa shenja jete një person mashkull, rreth 26 vjeç.Njësitë policore kanë dalë menjëherë në Emergjencë dhe në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes’’ ka thënë Shaqir Bytyqi- zëdhënës në Policinë e Kosovës për Rajonin e Prizrenit.

Më tutje është bërë e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar si dhe Inspektorati i Punës.

Në koordinim me ta, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement