Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë ku u goditën dy vajza - Gazeta Express
string(68) "policia-jep-detaje-per-aksidentin-ne-prishtine-ku-u-goditen-dy-vajza"

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë ku u goditën dy vajza

Lajme

Gazeta Express

28/06/2022 22:45

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në orët e vona në Prishtinë, ku dy vajza u goditën nga një veturë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Lexo Edhe:

“Rreth orës 22:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë  një  veturë dhe dy këmbësore,  të cilat kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtave u është ofruar trajtimi i  nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me  rrethanat e këtij aksidenti.