Policia e Kosovës: Nuk kemi vendosur nën hetim asnjë gazetar, Olluri është ftuar vetëm për informim - Gazeta Express
string(97) "policia-e-kosoves-nuk-kemi-vendosur-nen-hetim-asnje-gazetar-olluri-eshte-ftuar-vetem-per-informim"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2021 18:03

Policia e Kosovës: Nuk kemi vendosur nën hetim asnjë gazetar, Olluri është ftuar vetëm për informim

Lajme

Gazeta Express

17/04/2021 18:03

Drejtori i “Insajderit”, Parim Olluri, sot kishte njoftuar se zyrtarë policorë kishin shkuar në zyrat e redaksisë për ta intervistuar vetë Ollurin, pas publikimit të hulumtimit rreth vaksinave. Ai kishte thënë se pas asaj vizite të zyrtarëve policor, ishte i obliguar që të paraqitej në stacion të Policisë bashkë me avokatin. E gjithë kjo kishte nxitur reagime të shumta, meqë veprimet e policisë konsideroheshin si presion ndaj gazetarëvë. Derisa para pak minutash, Policia e Kosovës ka dalë me një sqarim, ku thonë se nuk janë duke e hetuar asnjë gazetar, dhe se Olluri ishte ftuar vetëm për informim, raporton Gazeta Express.

Në komunikatën e tyre thuhet se zyrtarët policorë nuk kanë marrë në pyetje dhe nuk kanë vendosur nën hetim asnjë qytetar që ushtron profesionin e gazetarit.

Lexo Edhe:

Po ashtu në reagimin e tyre thuhet se Policia i ka shumë të qarta autorizimet që ia jep ligji me të cilin funksionon, por edhe të drejtat e garancitë që burojnë nga ligji për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë.

Komunikata e plotë e Policisë:

Policia e Kosovës, pas pranimit të informatave se ishin publikuar informacione konfidenciale në median e shkruar, sipas autorizimeve ka ndërmarrë veprime ligjore drejt njoftimit të Prokurorisë kompetente.

Pas këtij veprimi sipas urdhrit të Prokurorisë, veprimet e tjera janë ndërmarrë në përputhje të plotë me Legjislacionin në fuqi dhe të drejtat e garancitë që burojnë prej tyre.

Policia, në këtë rast zyrtarët policorë nuk kanë marrë në pyetje dhe nuk kanë vendosur nën hetim asnjë qytetar që ushtron profesionin e gazetarit, sipas urdhrit të Prokurorit në pyetje janë marrë vetëm personat apo zyrtarët që e kanë poseduar informacionin konfidencial.

Ndërsa përfaqësuesit e mediumit që e kanë publikuar informacionin, janë ftuar vetëm për informim sipas udhëzimeve të prokurorit.

Vlen të potencohet se Policia e Kosovës të gjitha veprimet i ka ndërmarr konform autorizimeve ligjore, dhe i ka shumë të qarta autorizimet që ia jep ligji me të cilin funksionon por edhe të drejtat e garancitë që burojnë nga ligji për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë.

Është po ashtu e rëndësishme që të mbrohet interesi publik, i dëmtuar këtë rast me rrjedhjen e informacionit konfidencial, andaj veprimet e Policisë për njoftimin e Prokurorisë kanë të bëjnë me përgjegjësit për rrjedhjen e informatave konfidenciale e jo me publikimin e tyre.